Botë
Turqi, kërcënim për sulm, mbyllet ambasada gjermane
17.03.2016 15:26
Një kërcënim për sulm terrorist ka detyruar Ambasadën gjermane dhe konsullatën e përgjithshme në Stamboll të mbyllen sot...

Ministria e Jashtme gjermane informoi se ka të dhëna për një sulm të mundshëm terrorist ndaj përfaqësive të tyre diplomatike në Ankara dhe Stamboll në Turqi.
MPJ–ja gjermane ka informuar për kujdes edhe qytetarët e saj në Turqi. Konsullata nëpërmjet postës elektronike i ka lajmëruar shtetasit gjermanë se po i mbyll dyert e saj, pasi ka marrë paralajmërim “i cili nuk është i konfirmuar mirë”.
“Të dy objektet në Stamboll sot do të mbeten të mbyllura si masë për parandalim”, thuhet në postën elektronike.
Në muajin janar, 12 turistë gjermanë u vranë në një sulm vetëvrasës në Stamboll, për të cilin u fajësua grupi i “Shtetit Islamik”.
GAZMEND REXHEPI
