Plan i ri lokal aksional, kushte për personat me aftësi të kufizuara
Shoqata “Shpresa” me Organizatën “Era” nga Gostivari dhe Komunën e Çairit kanë promovuar planin e ri lokal aksional, njofton TVM2...

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Çairit, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm në realizimin e të drejtave të tyre.
“Personat me aftësi të kufizuara në Maqedoni ende konsiderohen të jenë subjekt i mëshirës dhe jo si njerëz me të drejtat e tyre njerëzore të barabartë me qytetarët e tjerë. Shumica e autoriteteve lokale nuk kanë arritur të marrin në konsideratë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara gjatë planifikimit, vendimmarrjes dhe ndarjen e resurseve financiare. Zhvillimi i këtij dokumenti paraqet një mënyrë për të zhvilluar komunitetin lokal, duke iu ofruar të gjithë qytetarëve mundësi të barabarta për të marrë pjesë në jetën shoqërore dhe zhvillimin e komunitetit”- deklaroi nënkryetari i Shoqatës së Invalidëve “Shpresa”, Blerim Rexhepi.
“Të gjitha institucionet relevant që gravitojnë në Komunën e Çairit, të bëjnë përpjekje maksimale për plotësimin, ndërtimin dhe realizimin e këtij plani aksional”- tha kryetari i Shoqatës së Invalidëve “Shpresa”, Sefer Hiseni.
Plani i parë lokal aksional u përpilua dhe u miratua nga Këshilli i Komunës së Çairit në vitin 2007. Projekti financiarisht u përkrah nga projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, i cili implementohet nga Instituti “Shoqëri e Hapur”-Maqedoni. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
