Komisioni i Venecias: Të garantohet me ligj publikimi i përgjimeve
Komisioni i Venecias rekomandoi ndryshime në Ligjin për privatësinë, me të cilat rekomandohet të lejohet publikimi i bisedave të përgjuara që opozita i dorëzoi në Prokurorinë Speciale...

Komisioni përkujton se publiku ka të drejtë të informohet për ngjarje të interesit publik, ku hyjnë edhe bisedat e përgjuara.
Por, nga Komisioni rekomandojnë që zgjidhja e re ligjore duhet të kufizojë mospublikimin e materialeve të jetës private dhe familjare, dhe të natyrës intime.
“Obligimi në Ligjin për mbrojtjen e privatësisë, që ka të bëjë me materialet e dorëzuara në Prokurorinë Speciale, duhet të shprehet më qartë, pra nuk duhet të pengohet publikimi i materialeve të tilla, që prekin çështjet me interes publik", rekomandojnë nga Komisioni i Venecias.
Përveç Ligjit të njohur publikisht si Ligji për ndalimin e bombave, Komisioni i Venecias rekomandon ndryshime edhe në Ligjin e informatorëve, përmes të cilave duhet të mbrohen ata që duan të raportojnë krim dhe korrupsionin në organizatat në të cilat ata punojnë.
Komisioni ofron edhe ekspertizën e tij në ndryshimet e rekomanduara. Komisioni i Venecias është organ i rëndësishëm i Këshillit të Evropës, madje një ndër organet më të respektuara të cilat merren me çështje juridiko-kushtetuese dhe jep mendim për cilësinë e ligjeve. Nëse Maqedonia do të zbatojë ose jo atë që rekomandon ky Komision, mbetet të shihet.
