Maqedoni
Avokati i Popullit për vendimin e kushtetueses: Për pedofilët dënime të ashpra, jo mundësi faljeje
17.03.2016 16:39
Avokati i Popullit shpreh shqetësim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit...

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falje dhe veçanërisht mundësinë që presidenti të falë persona të cilët ndiqen ose janë të dënuar për vepra penale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, të bëra kundrejt fëmijëve dhe personave minoren.
“Me këtë vendim vihet në pikëpyetje parandalimi dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të fëmijëve, por edhe prishen të gjitha reformat e bëra deri më tani, duke e përfshirë edhe regjistrin e pedofilëve dhe të cilët kishin për qëllim vendosjen dhe funksionimin e sistemit gjithëpërfshirës për mbrojtje efektive të fëmijëve nga keqpërdorimet”, thuhet në reagimin nga Zyra e Avokatit të Popullit.
Sipas Avokatit të Popullit, sipas hulumtimeve, autorët e veprave me të cilat keqpërdoren fëmijët, pra pedofilët, shpesh e ripërsëritin veprën dhe prandaj ndaj tyre zbatohen dënime më të ashpra.
Avokati i Popullit apelon deri te presidenti i shtetit, në kompetencën e të cilit është amnistia, me kujdes të madh të veprojë ndaj kësaj çështje të ndjeshme, para së gjithash nga interesi shoqëror për respektimin e interesit më të mirë të fëmijës, si dhe parandalimi dhe mbrojtja e brezave të ardhshëm.
“Avokati i Popullit shpreh shqetësim nga vendimi i sjellë i Gjykatës Kushtetuese, që ka të bëjë me mundësinë për amnistinë e personave, autorë të veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit. Duke e pas parasysh atë që bëhet fjalë për të drejtën fondamentale, e cila duhet të realizohet pa presione, nënvlerësime dhe kërcënime, sanksionimi i veprave kundër duhet të shkojë në drejtim të përforcimit, e jo në dobësimin e institucioneve dhe qeverisjes së të drejtës”, shtohet në kumtesë.
Sipas Avokatit të Popullit, vetëm me realizimin e të drejtës zgjedhore në mënyrë të barabartë në zgjedhjet e përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira fitohet legjitimitet i drejtpërdrejtë dhe real.
GAZMEND REXHEPI
