Maqedoni

Ambasadorja gjermane: Nuk dihet nëse më 5 qershor do të ketë zgjedhje

17.03.2016 16:42

Ambasadorja gjermane në Shkup, Kristine Althauzer, theksoi se ende nuk dihet nëse në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet më 5 qershor...

“Askush nuk e di nëse zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor. Zgjedhjet nuk nënkuptojnë fundin e një procesi, por vetëm një nga hapat që vendi duhet të ndërmarrë për të kthyer perspektivën euroatlantike. Marrëveshja e Përzhinës është e gjallë, është aktive, disa detyrime që dalin nga kjo marrëveshje janë plotësuar, por për disa duhet ende të arrihet dakordim. Cilado qeveri që të dalë pas zgjedhjeve, duhet të thirret në përgjegjësi në lidhje me politikat euroatlantike në bazë të detyrimeve të parapara me Marrëveshjen e Përzhinës”, deklaroi Althauzer gjatë debatit të organizuar nga “Civil”.