Maqedoni
Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele pajiset me certifikatën ndërkombëtare
17.03.2016 16:56
Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele pajiset me certifikatën ndërkombëtare për implantimin e standardit ISO 9001:2008...

Kjo certifikatë do të përmirësojë kualitetin dhe punën efektive të kësaj Agjencie, theksoi drejtori i këtij institucioni, Zoran Trajçevski.
Sipas tij, marrja e certifikatës paraqet një garanci ndërkombëtare dhe verifikim për punën kualitative të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuale.
“Implementimi i këtij standardi do të mundësojë cilësi më të lartë të funksionimit, identifikimin e rreziqeve të proceseve, si dhe aktivitetet të cilat do të duhet të ndërmerren, në mënyrë që të tejkalohen rreziqet e tilla”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Shërbimet Audio dhe Audio-Vizuale, Zoran Trajçevski.
Certifikata u nda nga Instituti për Akreditim MKD Sertifikat, ku drejtoresha e trupit certifikues, Tatjana Kuzmanovska, e falënderoi Agjencinë për bashkëpunimin.
“U njoha me njerëz të përgjegjshëm të Agjencisë, të cilët treguan interes dhe motivim për vendosjen e metodologjisë së praktikës më të mirë, e cila do të përmirësojë kënaqshmërinë e konsumatorëve. Tani bashkërisht mund të konstatojmë se standardi ISOP 9001/2008 do të ketë efekt pozitiv”- tha Tatjana Kuzmanovska nga MKD Sertifikat.
Nga Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele njoftuan se përgatitjet për implementimin e standardit kanë filluar nga viti 2014. Ndërsa nga ky institucion njoftuan se kjo certifikatë ndikon vetëm në punën e këtij institucioni, por jo edhe të mediave, pasi që mediat e kanë politikën dhe udhëheqësinë e tyre.
ERSAN PAJAZITI
