Futboll
E. League, duele spektakolare në 1/8 e kthimit
17.03.2016 18:03
E enjte spektakli në Europa League ku sfidat e kthimit të 1/8 do të zbardhin tablon e skuadrave cerekfinaliste...
Vëmendja kryesore shkon padyshim në Old Trafford ku vjen në skenë rivaliteti historik i futbollit anglez me Manchester United-Liverpool.
Ndeshja e parë në Anfield prodhoi emocione të jashtëzakonshme dhe fitoren 2-0 të skuadrës së Jurgen Klopp,. ndërsa gjërat u përkeqësuan në fundjavë për United që u befasua nga West Ham, por gjithsesi djajtë e kuq treguan karakter duke marë barazimin që ju siguron luajtjen nga e para të sfidës së FA CUP. Tani skuadrës së Van Gaal i duhet të bëjë të njëjtën gjë përballë Liverpool, edhe pse sfida e parë u dominua nga “The Reds”, në Old Trafford është një tjetër histori dhe ‘teatri i ëndrrave’ ka dëshmuar më shumë se një përmbysje fantastike përgjatë viteve.
Borusia e Dortmundit zbret e fortë në “White Heart Lane” pas fitores 3-0 që siguroi në shtëpi ndaj Tottenham. Asnjë skuadër nuk ka rregjistruar një përmbysje të një deficite me tre gola në këtë fazë të kompeticionit, edhe pse te Tottenham nga eksperienca e tyre e hidhur e dinë se dicka e tillë nuk është e pamundur.
Te Lazio njeriu i momentit është Miroslav Klose. Në përballjen e kthimit të 1/16 me Galatasaray shënoi golin e tij të parë sezonal, fundjavën e kaluar theu agjërimin edhe në Serinë A me dygolëshin që vendosi ndeshjen ndaj Atalantas. Tju pwrkujtojmw se bdeshja e parë përfundoi në barazim 1-1.
Fitorja 1-0 javën e kaluar kundër Bragës e coi në 8 serinë e ndeshjeve që Fenerbahce nuk mposhtet në Europë, ecuri rekord kjo për kryesuesit e Super Ligës turke që mund të sigurojnë vendin në cerekfinale nëse evitojnë humbjen dhe në Portugali.
Bazeli ku luan dhe Taulant Xhaka barazoi 0-0 në përballjen e parë me Sevillan. Kampionët në fuqi mund ta vuajnë faktin që nuk arritën të shënonin një gol në transfertë, por në misionin për tu bërë e para skuadër që avancon në cerekfinalet e Europa League për 3 sezone radhazi kanë avantazhin se luajnë në shtëpi.
Ka dhe një euroderbi spanjoll. Athletic Bilbao fitoi 1-0 përballjen e parë me Valencian, që mund të marrë forcë nga përmbysja që bëri në 2014 ndaj Bazelit.