Basketboll
Golden State i pamëshirshëm për rivalët
17.03.2016 18:05
Ekipi kampion në fuqi në NBA, Golden State Warriors, nuk ka mëshirë për rivalët...
Golden State vazhdon me fitore, kësaj here “viktimë” e tyre ishin New York-u, ku pësuan humbje me rezultat të thellë 121:85.
Basketbollisti Stephen Curry dëshmoi formën e tij dhe me 34 pikë ishte vendimtar për fitoren bindëse. Ekipi i New York-ut nuk pati forcë të bëjë më shumë ndaj një ekipit që ishte më superior.
Golden State udhëheq me 61 fitore e 6 humbje në Konferencën e Perëndimit, ndërsa New York mban pozitën e 13-të me 28 fitore e 41 humbje në Lindje. Ndeshje me efikasitet të lartë është zhvilluar në mes Bostonit dhe Oklahoma Cityt.
Oklahomas ngadhënjeu me 21 pikë epërsi (130:109) ndaj Bostonit. Vendasit nuk kishin fuqi ta frenonin lojën superiore të dyshes Kevin Durant dhe Russell Westbrook.
Durant shënoi 28 pikë e Westbrook 24 sosh dhe janë kreatorë te këtij triumfit të madh. Oklahoma është në vend të tretë me 46 fitore e 22 humbje në Perëndim, kurse Boston klasifikohet i katërti me 39 fitore e 29 humbje në Lindje.
Ndeshja më interesante e tejet dramatike është zhvilluar në mes Cleveland Cavaliers-ave dhe Dallasit. Cleveland shënoi fitore me një pikë dallim (99:98), duke iu falënderuar Kyrie Irving që shënoi 33 pikë. Cleveland kryeson me 48 fitore e 19 humbje në Lindje, kurse Dallasi renditet i teti me 34 fitore e 34 humbje në Perëndim.