Futboll

Bayerni kualifikohet pas 120 minutave! Barcelona e fortë për Arsenalin

17.03.2016 18:07

Bavarezët shënuan fitore me rezultat 4:2 kundër Juventusit, në takimin e kthimit të të tetës së finales së Champions League në futboll...

Edhe ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2:2 në Torino dhe u desh vazhdimet dy herë nga 15 minuta ta përcaktojnë fituesin, ku Bayerni triumfoi me 4:2 dhe kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:4.
 
Qysh në minutën e pestë, mesfushori i Juves, me mjeshtrinë e tij brenda 16-shit bavarezë, me një gjuajtje të fortë e të saktë kaloi në epërsi ekipin e tij. Në minutën e 28-të, “Zonja e Vjetër” e thelloi epërsinë dhe në anën tjetër shkaktoi si “tërmet” në stadium. Cuadrado futet në 16-sh mashtron një mbrojtës të Bayerni dhe me dinakërinë e tij fërfëllon topin në rrjetë për 0:2.
 
Në minutën e 73-të, sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ngushtoi shifrat në 1:2. Thomas Muller me kokë gjuajti bukur pas harkimit të Coman dhe barazuan rezultatin 2:2 në minutën e 90+1.
 
Pas vazhdimeve Bayerni ka qenë më konkret dhe ngadhënjeu me golat e Alcantaras (108’), Comanit (110’). Barcelona nuk kurseu Arsenalin, duke e mposhtur me rezultat 3:1. Katalunasit edhe takimin e parë e kishin fituar me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 janë kualifikuar.
 
Treshja e frikshme, Neymar, Suarez dhe Messi, ishin protagonistët e fitores. Neymar në minutën e 18-t, Suarez (65’) e Messi (88’) shënuan për Barcelonën dhe Elneny (51’) për Arsenalin. Në çerekfinale janë kualifikuar: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayerni, Wolfsburg, Benfica, PSG dhe Manchester City.