Futboll

Austria me formacionin më të mirë ndaj Shqipërisë

17.03.2016 18:22

Austria shpalli sot listën e lojtarëve që do të luajnë në miqësoren e 26 marsit kundër Shqipërisë dhe me Turqinë disa ditë më pas...

Risia e vetme në listën e Marcel Koller është lojtari i Shalkes, Alesandro Shopf, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë futbollistë titullar.
 
Në sy bie David Alaba i Bajernit të Mynihut, Arnautoviç i Stoke Siti, Fuçs i Leiçesterit, Gariçs i Darmstadtit, Uimer i Totenhemit, Baumgartlinger i Mainzit apo edhe Janko që është shok skuadre me Taulant Xhakën te Bazeli.
 
Ndërkohë, Federata austriake e Futbollit ka konfirmuar besimin në trajnerin Koller, që do të drejtojë kombëtaren edhe për dy vitet e ardhshme. Zvicerani do të jetë në stolin e kësaj kombëtareje edhe për kualifikueset e Botërorit 2018.