Maqedoni

IPE: Marrëveshja e Përzhinës e ngrirë; A është e mundshme qasja e BE në Ballkan?

17.03.2016 18:24

Instituti për politikë evropiane ka organizuar tryezë të rrumbullakët me teme “A është e mundshme qasje e BE-së për Ballkanin?”...

Sipas drejtoreshës së këtij instituti, Malinka Ristevska, për momentin Marrëveshja e Përzhinës është jofunksionale, por për implementimin e kësaj marrëveshje duhet të alarmohen institucionet e vendit, por edhe ata të Bashkimit Evropian dhe ShBA-së. 
 
“Marrëveshja e Përzhinës për momentin është tërësisht e ngirë, edhe më e qartë është ajo se nuk realizohen prioritet e saj përkundër asaj që po ndodhë, është shkatërrim i tërësishëm i standardeve demokratike. Kjo që po ndodh është dështim i standardeve demokratike dhe në këtë rast duhet të ngrihet alarm  edhe nga ana e institucioneve maqedonase, por edhe nga BE dhe ShBA, për arsye se këta të fundit janë garanci e marrëveshjes së Përzhinës”- deklaroi drejtoresha e IPE-së, Malinka Ristevska-Jordanova.
 
“Duhet të realizohen reformat, por para së gjithash janë të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë, dhe duhet ata të tregojnë se çfarë u duhet dhe prej aty të dalë një arenë e hapur politike. Për momentin vlerësoj se kemi një koncentrim të heshtjes dhe kemi në rrezik demokracinë liberale, të drejtën e kemi të cenuar... është me rëndësi që forcat demokratike të bashkëpunojnë në këtë drejtim dhe këtu luan rol të madh edhe sektori civil, që paraqet fuqi të madhe, që duhet të nxis shoqërinë, mirëpo në atë moment kur ajo arenë e hapur do të krijohet, sektori joqeveritar e ka patjetër të kthehet me atë qëndrim kritik ndaj shoqërisë, dhe qëndrimi kritik çdoherë duhet të vijë nga opozita”- tha profesoresha inordinare në Universitetin e Karolinës së Veriut në “Capell Hill”, Millada Vahudova.
 
Ndërsa zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, theksoi se qasja e Bashkimit Evropian duhet të shikohet nga perspektiva e vendit. 
 
“Sa i përket temës se a është e mundshme qasja e BE-së për Ballkanin dhe ne këtë proces duhet ta shikojmë nga perspektiva jonë si Maqedoni, gjegjësisht si përcaktim strategjik, dhe e dyta, nga aspekti i projektit të tërësishëm të Ballkanit Perëndimor e ka Bashkimi Evropian në zgjerimin e tij edhe atë që po ndodh në vendet e Ballkanit Perëndimor”- theksoi zëvendësministri për çështje evopiane, Fatmir Besimi.
 
Në këtë tryezë të rrumbullakët ishte i pranishëm edhe ndërmjetësuesi,  Piter Vanhaute, dhe ish-zëvendësja për çështje evropiane, Radmilla Sheqerinska. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ