Futboll

Angellovski me tre shqiptarë në formacion

17.03.2016 18:27

Igor Angelovski, seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, ka publikuar sot listën prej 18 futbollistëve...

Igor Angelovski, seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, ka publikuar sot listën prej 18 futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Sllovenisë në Kopër (23 mars) dhe kundër Bullgarisë (29 mars) në Shkup.
 
Në listën e Angelovskit gjenden vetëm tre futbollistë shqiptarë: Agim Ibraimi (Maribor), Armend Alimi (Shkëndija) dhe Leonard Zhuta (Rijeka). Risi në emëroren e tij është rikthimi I kapitenit Goran Pandev, i cili kthehet pas dy vitesh, duke pranuar ftesën e Angelovskit.
 
“Edhe pse bëhet fjalë për ndeshje miqësore, rezultati është shumë me rëndësi dhe është në plan të parë. Normalisht ka edhe segmente të the ra, të shohim kualitete dhe variante të caktuara. Kemi dy miqësore me Slloveninë në Kopër dhe Bullgarinë në Shkup. Janë dy kombëtare cilësore, dhe do të përpiqemi të luajmë me kundërshtarë kualitativ me qëllim të jemi të gatshëm për ndeshjet eliminatore”, tha në takimin e sotëm me gazetarët Angelovski.
 
Grumbullimi i reprezentuesve për ndeshjen miqësore kundër Sllovenisë do të jetë me 21 mars në Portorozh, ndërsa ndeshja është në program dy ditë më vonë në Kopër me fillim prej orës 18:00.