Botë
Angelina Jolie viziton refugjatët në Lesbos, pesimiste për zgjidhjen e krizës
17.03.2016 20:00
Aktorja e njohur hollivudiane ka vizituar refugjatët në ishullin Lesbos të Greqisë, në kuadër të një vizite dy ditore në vend...

E dërguara special e Kombeve të Bashkuara nuk u shpreh optimiste për zgjidhjen e shpejtë të krizës, teksa u takua me përfaqësues lokalë dhe me kryeministrin Tsipras një ditë më parë.
E dërguara speciale e Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht aktorja e famshme e hollivudit, Angelina Jolie ka vizituar të enjten një kamp refugjatësh në ishullin Lesbos të Greqisë, në kuadër të një vizite dy ditore në vend.
Mbi 4 mijë klandestinë po qëndrojnë në kampet e Lesbosit, ndërsa 45 mijë janë të bllokuar në të gjithë vendin, sipas të dhënave më të fundit të qëverisë.
Joli u rrethua nga refugjatët e kampit në Moria, teksa aktorja u takua edhe me përfaqësues lokalë.
“Jam shumë e lumtur që jam në Lesbos. Shumë e lumtur që jam këtu dhe jam e sigurtë që do të kthehem bashkë më familjen time”, tha Jolie për gazetarët.
Pyetjes nëse kriza e emigrantëve në Greqi do të zgjidhej së shpejti, ajo iu përgjigj: “Nuk besoj, mendoj se asgjë nuk do të zgjidhet së shpejti”.
Jolie u takua me kryeministrin grek Aleksis Cipras të mërkurën, i cili e falenderoi për vëmendjen që po i kushton kësaj çështje.
Ajo vizitoi gjithashtu një qendër pritjeje jashtë Athinës dhe portin e Pireut, ku emigrantët kanë ngritur kampe përreth tij.
Jolie nuk është e vetmja aktore e famshme që ka vizituar refugjatët në Greqi. Mes tyre janë Susan Sarandon, boksieri britanik Amir Khan dhe artisti kinez Ai Weiwei./Oranews
