Botë

Policia italiane publikon videon e grabitjes së Muzeut në Verona

17.03.2016 21:02

Policia italiane ka publikuar një video në të cilën shfaqen pamje të hajdutëve teksa grabisin piktura dhe punime artistike, me vlerë miliona euro nga Muzeumi i Veronës....

Policia sqaron se 12 vetë, të dyshuarit kryesorë si grabitësit e pikturave me vlerë 15 milionë euro, tashmë janë arrestuar.
 
17 pikturat, përfshirë punimet e Tintoretto, Mantegna dhe Peter Paul Rubens, janë grabitur nga disa persona të armatosur pak çaste përpara se muzeumi “Castelvecchio” në Verona të mbyllej më datë 19 nëntor 2015.
 
9 nga të arrestuarit janë nga moldavë dhe janë arrestuar në shtëpinë e tyre në Moldavi, ndërsa 3 të tjerët janë italianë nga Verona.
 
Ndërsa pikturat u gjetën gjatë bastisjes së shtëpive në Moldavi./Oranews