Video promovuese për Programin për ruajtje të natyrës në Maqedoni
Video promovuese nga Programi për ruajtje të natyrës në Maqedoni do të prezantohen sot në kinemanë "Frosina"...

Qëllimi i programit është që të ndihmohet Maqedonia që ta ruajë shumëllojshmërinë biologjike dhe ekosistemet natyrore përmes menaxhimit dhe shfrytëzimit të tyre të qëndrueshme. Programi është me aktivitete të nivelit kombëtar, rajonal dhe lokal, me theks të veçantë në shtratin e lumit Bregallnicë dhe Rajonin planor lindor.
Përpunimi i programit i ndihmon Republikës së Maqedonisë në realizimin e kërkesave të NATURA 2000, një nga parakushtet për anëtarësim në BE.
Qendra për zhvillim të Rajonit planor lindor është partner strategjik i Programit, ndërsa realizimi i aktiviteteve programore është në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, komunat të cilat gravitojnë drejt shtratit të lumit Bregallnicë, Agjencisë për Planifikim të Hapësirës, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Fakultetit të Pylltarisë në Shkup.
Në prezantim do të ketë fjalim ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi. Janë paralajmëruar fjalime edhe të Sibil Suter Tejada, ambasadore e Zvicrës në Maqedonis, Ratko Dimitrovski, kryetar i komunës së Koçanit, Dragica Zdraveva drejtoreshë e Qendrës për zhvillim të Rajonit planor lindor dhe Marjana Shushlevska, lidere e ekipit kombëtar të Programit për ruajtje të natyrës në Maqedoni. (mia.mk)
