Rrjetëzim i kompanive nga të gjitha rajonet në Maqedoni

18.03.2016 09:21

Në Qendrën për zhvillim të sipërmarrësve dhe menaxherëve (CEED) Maqedoni sot do të mbahen takime biznesi për rrjetëzim të kompanive nga të gjitha rajonet në vend...

Qëllimi i ngjarjes është ndërlidhja e firmave pjesëmarrëse në Projektin e USAID-it për ndërmarrje mikro dhe të vogla, të bashkëfinancuara nga Qeveria e Zvicrës dhe e implementuar nga CEED.

Përfaqësuesit e kompanive në takime do të kenë mundësi të njihen me njëri-tjetrin, t'i prezantojnë produktet e tyre dhe shërbimet dhe të bisedojnë për biznes bashkëpunimet potenciale të përbashkëta.

Para të pranishmëve do të mbajë fjalim Tatjana Markovska, menaxhere e Zyrës së USAID-it për zhvillim ekonomik dhe Aneta Damjanovska, koordinatore e Programit nacional, Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë.

Projekti i USAID-it pëpr ndërmarrje mikro dhe të vogla, i cili ka filluar me punë në korrik të vitit 2011, i mbështet mikro dhe bizneset e vogla përmes trajnimit, rrjetëzimit, mentorimit, konsalting mbështetjes së eksportit dhe aksesit në fondin investues. Aktivitetet e Projektit janë implementuar përmes CEED Maqedoni, i cili është një prej institucioneve në trashëgimi të USAID-it. (mia.mk)