Qendra arsimore për fëmijë me shikim të dëmtuar në Veles

18.03.2016 09:48

Në Veles sot do të hapet qendra resurse për përmirësimin e mundësive të arsimimit të fëmijëve me shikim të dëmtuar...

Aktivitetet janë në organizim të projektit të USAID-it dhe Lajons Klub Fondacioni ndërkombëtar për fëmijë me shikim të dëmtuar.

Projekti për fëmijë me shikim të dëmtuar, i realizuar nga ana e Universitetit të Evropës Juglindore, punon në rritjen e cilësisë dhe qasjes së shërbimeve për arsimimin e fëmijëve me shikim të dëmtuar, me theks të veçantë për shkrim lexim, për botimin e librave me alfabetin Braj në gjuhët lokale dhe fushata për kontrolle falas të syve tek nxënësit nga mosha parashkollore. (mia.mk)