Refugjatët, arrihet marrveshja BE-Turqi

18.03.2016 10:10

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe Turqia kanë farritur marrëveshjen që parashikon kthimin e mijëra refugjatëve në Turqi, ndërsa Ankarasë i siguron fonde për strehimin e tyre...

Këtë e kanë bërë të ditur kryetari I Këshillit Evropjan Donald Tusk dhe  Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila nëpërmjet Twitterit.
 
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu i ka pranuar kushtet e udhëheqësve europianë pas një serie takimesh dypaleshe dhe bisedimesh teknike. Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka vlerësuar se arritja e sotme e marrëveshjes ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian për migrantët paraqet “ditë historike”.
 
“Ne sot e pamë se Turqia dhe Bashkimi Evropian e kanë qëllimin, sfidat dhe të ardhmen e njejtë”, tha Davutoglu në Bruksel.
 
Marrveshja e cila pritet të fillojë të implementohet nga 20 marsi parasheh që:
 
-Greqia ta njoh Turqinë si një vend të sigurt të tretë.
 
-Turqia detyrohet që të pranojë mbrapsht të gjithë refugjatët dhe të respektojë Konventën e Gjenevës.
 
-Për secilin refugjat sirian që kthehet, BE do të marr një refugjat sirian në rrugë të ligjshme.
 
-Rasti i çdo refugjati do të trajtohet në Greqi, por kërkesat për azil edhe mund të refuzohen.
 
Në këmbim, Turqia kërkon 6 miliardë euro ndihma. Një kërkesë e rëndësishme politike është heqja e vizave për të gjithë shtetasit turq në fund të qershorit. E megjithate para se kjo të ndodh, Turqisë i duhet të plotësojë 72 kriteret e vendosura nga BE.
 
Marrveshja BE-Turqi për refugjatët mbyll përfundimisht rrugën ballkanike për transitim të refugjatëve drejt vendeve të BE-së, pjesë e së cilës ishte edhe Maqedonia.