Udhëtim falas për studentët e shkëlqyer, deri nesër afati për aplikim

18.03.2016 10:26

Nesër, është dita e fundit për aplikim për udhëtim për studentët më të mirë nga tre universitetet të ranguara më lartë në Republikën e Maqedonisë për të dorëzuar fletë aplikimin që të shfytëzojnë mundësinë për udhëtim në Paris, Barcelonë ose Venecia, me shpenzime plotësisht të mbuluara për akomodim, ushqim dhe biletë aeroplani...

MASH përkujton se të drejtë aplikimi kanë studentë nga tre universitetet më lartë të ranguara në vend,  “ Shën Kirili dhe Metodi” - Shkup, Universiteti “ Goce Dellçev” - Shtip dhe Universiteti i Evropës Juglindore” - Tetovë.

Kushtet tjera të cilat duhet t'i plotësojnë studentët janë: të mos kenë përsëritur vit, të kenë notë mesatar mbi 9,5 dhe të kenë dhënë provimin e fundit të studimeve më së voni në afatin e janarit këtë vit, jo më vonë se 15 shkurt, dhe të cilët ende nuk e kanë mbrojtur punimin e diplomës përkatësisht   nuk e kanë tërhequr ende Certifikatën për përfundimin e studimeve të larta në qoftë se në fakultete e tyre nuk është paraparë mbrojtja e punimit të diplomës. I inkurajojmë të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet.

Thirrja publike dhe të gjitha informacionet tjera gjenden në Ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, www.mon.gov.mk.