Lufta në Kosovë, ende i paqartë fati i 1700 të zhdukurve
18.03.2016 11:01
Mbi 1,700 njerëz, kryesisht shqiptarë, llogariten si të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë...

Në në prag të Ditës ndërkombëtare të personave të pagjetur, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, organizon një ligjëratë me temën “Të pagjeturit – një dhimbje e madhe për Kosovën dhe njerëzimin” , nga Prof.dr.Haki Kasumi, historian dhe kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Ligjerata zhvillohet në vazhdën e sensibilizimit të opinionit publik me këtë çështje shumë të ndjeshme.
