Përfundon ekspedita “Kon Tiki 2”, autoritetet shpëtojnë 14 persona

18.03.2016 14:20

Ka përfunduar me shpëtimin e 14 personave nga autoritetet e Kilit përpjekja për të imituar udhëtimin e famshëm “Kon Tiki” në 1947...

Ekspedita “Kon Tiki 2”, e zhvilluar gjithashtu me trap, nisi në muajin nëntor në Peru dhe për 43 ditë ekuipazhi kishte mbërritur në ishullin e Pashkëve në Kili. Gjithsesi, organizatorët e ekspeditës thanë se kishin vendosur t’i jepnin fund udhëtimit të kthimit pasi ai po rezultonte më i vështirë nga ç’kishin parashikuar, për shkak të erërave të pazakonta.

Ekspedita origjinale e zhvilluar në vitin 1947 u zhvillua nga një grup norvegjezësh, të cilët përshkuan paqësorin me një trap. Grupi drejtohej nga Thor Heyerdahl, i konsideruar një prej aventurierëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të.