Këshilli i prokurorëve publik: Nuk e kemi të qartë raportin e Katica Janevës
Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski, tha se nuk është shqyrtuar raporti i prokurores speciale, Katica Janeva, sepse ka shumë paqartësi të cilat ajo personalisht do të duhet t’i sqarojë...

Anevski i bëri thirrje Janevës që të mërkurën të paraqitet, sepse, sipas tij, gjatë prezantimit të raporteve vjetore të gjithë prokurorët publik u shfaqen në seancë. Megjithatë, raporti i Janevës nuk është raport vjetor, por gjashtëmujor.
“Anëtarët e Këshillit, të gjithë, erdhëm në përfundimin se është e nevojshme prania e saj, sepse ka mjaft paqartësi dhe janë të interesuar për probleme të caktuara të cilat janë të theksuara në këtë raport. Për këto arsye, raporti do të diskutohet të mërkurën në orën 11 dhe përsëri ftojmë prokuroren, e cila edhe këtë herë tregoi mungesë respekti për të ardhur këtu. Unë shpresoj se të mërkurën do të jetë e pranishme. Kjo është detyrë e saj, Këshilli është organ para së cilit ajo është përgjegjëse për veprimet e saj profesionale dhe ligjore”- deklaroi kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski.
Nga Prokuroria Speciale thonë se Janeva nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta bërë këtë. Ata kërkojnë që Anevski të shpjegojë me shkrim se cilat janë ato paqartësi dhe të ftojë Janevën në bazë të dispozitave ligjore.
Janeva ditë më parë dorëzoi deri në Kuvend dhe te Këshilli i prokurorëve raportin për punën e saj gjashtëmujore. Aty është theksuar se brenda 6 muajve PSP ka hapur gjithsej 12 lëndë, prej të cilave 50 vitin e kaluar dhe 70 në fillim të këtij viti. (Sanije Duraku, TVM2)
