Dita Botërore e sindromit Daun, më 20 mars premiera e shfaqjes “Quaji fat”

18.03.2016 15:11

Në prag të 21 marsit, Ditës Botërore të sindromës Daun, me 20 mars aktorë të Teatri Popullor Maqedonas dhe aktorë të rinj amatorë me sindromën Daun do të shfaqin premierën “Quaji fat”, me regji të Kushtrim Bekteshit dhe Zllatko Sllavenskit...

Me kënaqësi e bëj punën dhe jam i lumtur që u njoha me kolegë  të mirë këtu që më përkrahin dhe dua deri në fund të jetës time të vazhdoj këtë rrugë”- deklaroi një aktor.

Këtë vit Dita Botërore e sindromit Daun shënohet me moton “Miqtë e mi, komuniteti im”, ndërsa projekti ndihmon këtë kategori të personave të inkuadrohen në shoqëri.

“Përpjekjet tona ishin për të përmirësuar cilësinë e jetës kulturore  të personave me nevoja të veçanta. Kemi marrë disa masa  që  u  kanë mundësuar  personave me aftësi të kufizuara ndjekjen falas të  ngjarjeve kulturore  në institucionet e kulturës”- tha ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

“Duhet  t’u  japim atyre mundësinë për t'u angazhuar rregullisht në arsim, për të ndërtuar shkolla gjithëpërfshirëse, ku mund të mësojnë përmbajtjen që ata kanë nevojë. Nëse nuk mund të bëhen matematicientë apo fizicientë, të paktën të  mësojnë për atë aftësi  ose  kapacitet  që e kanë”- theksoi kryetarja e Qendrës për sindromën Daun, Iva Manton.   

Aktorët e rinj amatorë shprehen të kënaqur për mundësinë e dhënë, duke shprehur dëshirë që të vazhdojnë të jenë pjesëmarrës edhe në shfaqje të tjera. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)

Foto: kurir.mk