Sportet E Tjera

Nuri Seferi apo “Tysoni shqiptar” po bëhet gati për meçin e madh

18.03.2016 15:37

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi, i njohur me nofkën ‘Tysoni shqiptar’ po bëhet gati për meçin e madh, e cila do të zhvillohet me 21 maj në Stadthalle Olten...

Në këtë mbrëmje të madhe do të takohen edhe yjet e sportit, si Florian Marku, Adil Osmani, Besnik Limani, Bashkim Selmani, Sazan Memedi, Adriatik Emini, Agron Selmanaj, Selcuk Kilic, Beni Osmanoski, Urim Saiti, Valon Thaqi, Christian Lübert, Sebastian Mendez, Levan Guruli, Ueli Brichler, und Jihed Hamami.
 
Organizatorët vëllezërit Frizur dhe Besart Abduli “Brothers - Gym” janë të bindur se shumë banorë të Oltenit dhe nga Zvicra do të jenë më 21 maj në Stadhalle Olten. Shitjet e biletave tashmë kanë filluar prej 14 marsit. Pra mos harroni dhe rezervoni biletat sa më shpejt.
 
Këtë shkrim mund të lexoni edhe nesër në faqen 22 te sportit në diasporë.
 
Legjend: Prej majtas nga ana e djathtë: Abduli Frizur, Edi Lushi, Nuri Seferi, Kazim Carman dhe Abduli Besart