Maqedoni

Punëtori kushtuar barazisë gjinore, femrat paguhen më pak se meshkujt

18.03.2016 17:17

Femrat në Maqedoni përfitojnë vetëm 49 për qind nga ajo që e përfitojnë meshkujt edhe pse ligjet obligojnë në paga të barabarta...

Kjo u tha në punëtorinë e sotme kushtuar barazisë gjinore, ku u vu në dukje se shkalla e punësisë së grave në Maqedoni është 30,8, ndërsa e burrave 47,1 për qind, madje shkalla e aktivitetit është 44,3 për qind tek gratë, ndërsa tek meshkujt 68,7 për qind. Tejkalimi i dallimeve dhe promovimi i barazisë gjinore është qëllimi i tuining projektit
 
"Mbështetja e Agjencisë për Punësim për zbatim të masave aktive në tregun e punës dhe shërbimeve", që e realizon APRM me mbështetje të BE-së.
 
"Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë (APRM) mban kujdes për inkluzion të të gjitha kategorive të personave të papunë, në të cilën bëjnë pjesë edhe femrat, ndërsa edhe në vetë planin operativ si parim na qëndron se duhet të ketë përfaqësim të barabartë edhe të femrave dhe të burrave, por edhe të të rinjve deri në 29 vjeç. Rezultatet nga analizat e deritanishme tregojnë se pjesëmarrja e femrave në shërbimet dhe në programet dhe masat aktive për punësim është 50 për qind”- tha udhëheqësja e Sektorit për masa dhe shërbime aktive për punësim në APRM, Menka Guguleska.
 
"Tema e barazisë gjinore është shumë prezente në BE, ndërsa në Gjermani është sfidë e madhe, posaçërisht në pjesën e mundësive të barabarta për avancim në karrierë dhe paga të barabarta midis meshkujve dhe femrave. Për këtë arsye konsiderojmë se për këtë temë duhet të bisedohet edhe në Maqedoni në pikëpamje të implementimit edhe tek masat aktive në politikat e tregut të punës. Pikërisht hulumtimet erdhëm deri në konkluzion se në politikat e tregut të punës investimet për femrat për kokë banori janë më të ulëta se sa për meshkujt"- deklaroi këshilltari i tuining projektit, Aksel Birgen.
 
Në Maqedoni nga popullata e përgjithshme 49,9 për qind janë femra, ndërsa 50,1 për qind meshkuj.
 
GAZMEND REXHEPI