Botë

Shqipëria, e gatshme të pranojë numër të caktuar refugjatësh

18.03.2016 17:56

Shqipëria është shprehur e gatshme të hapë dyert për emigrantët me aq mundësi sa ka...

Këtë premtim e ka marrë komisioneri për migracionin në BE, Dimitris Avramopulos, nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
 
Tahiri tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp se Evropa duhet të jetë e bashkuar para kësaj emergjence.
 
Ndërkohë, komisioneri, Dimitris Avramopulus, gjatë takimit u shpreh se nuk ka asnjë sinjal që Shqipëria të përballet me fluks emigrantësh.
 
Në rast të kundërt, u shpreh ai, Shqipëria do të përfitojë ndihmë financiare e politike.
 
“Deri tani nuk ka indicie që Shqipëria të jetë ndikuar nga flukse emigrantësh, por duhet të jemi të përgatitur. Duhen marrë masa, si mbrojtja e kufirit dhe shkëmbimi mes vendeve anëtare. Për BE-në Shqipëria në rajon është një nga partnerët më të rëndësishëm për të trajtuar këto sfida. Shqipëria nuk është vetëm në këtë ditë. Por, çdo kërkesë që do vijë nga Shqipëria, reagimi ynë do të jetë pozitiv. Është një krizë humanitare dhe nuk duam të lejojmë të shkojë në një katastrofë humanitare”- deklaroi komisioneri për migracion në BE, Dimitris Avramopulos.  
 
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Avramopulos u takua me presidentin, Bujar Nishani, kryeministrin Rama dhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
 
LULJETA NDOKA