Botë
Operacioni në Belgjikë - Kapet njeriu më i kërkuar në botë, autori i sulmeve në Paris plagoset nga policia
18.03.2016 20:02
Njeriu më i kërkuar në botë, i dyshuari kryesor në sulmet terroriste në Paris ku humbën jetën 130 persona, është plagosur gjatë një bastisje në Bruksel...

Lajmi është bërë me dije nga mediat lokale. Salah Abdeslam u qëllua nga policia dhe është kapur i gjallë në kryeqytetin belg, në lagjen Molenbeek. Mësohet se ai është plagosur në këmbë.
I shumëkërkuari Aalah Absedlam është plagosur dhe arrestuar nga forcat belge gjatë një operacioni të zhvilluar në lagjen Molenbek të Brukselit.
Lajmi u raportuar fillimisht nga mediat belge, sipas të cilave gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person përveç 26-vjeçarit.
Salah Abdeslam u qëllua në këmbë nga komandot e policisë, ndërsa Ministri belg për azilin dhe migracionin, Theo Francken, konfirmoi arrestimin e tij, duke deklaruar: “Ne e kapëm atë”.
Operacioni ende nuk ka përfunduar. Abdeslam është i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, ku 130 perona humbën jetën.
Ai arriti të largohej nga Franca menjëherë sapo vëllai i tij hodhi veten në erë gjatë sulmeve të njëpasnjëshme që goditën kryeqytetin francez.
Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, është detyruar të largohet menjëherë nga Samiti i emigrantëve BE-Turqi, i cili u finalizua me një marrëveshje që pritet të impelmentohet që prej kësaj të diele.
Me herët shenjat e gishtave dhe gjurmë të tjera të Abdeslam u gjetën gjatë bastijes së një apartamenti të martën në zonën Molenbek, të cilat siç duket kanë shërbyer si indicie për arrestimin e tij.
