Botë

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare ish-ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle

18.03.2016 20:40

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka ndërruar jetë në mënyrë. Ai vuante prej disa kohësh nga leucemia dhe nuk ia ka dalë dot të mbijetojë...

54 vjeçari u tërhoq nga politika në vitin 2014. Lajmin e bëri të ditur Alexander Vogel, kreu i zyrës së Fondacionit “Westerwelle” të themeluar nga ish-kryediplomati.
 
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.  Westerwelle ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe zëvendës kancelar pranë kancelares Angela Merkel nga viti 2009 deri në vitin 2011.
 
Si ministër i Jashtëm, Westerwelle mbrojti me forcë “kulturën e përmbajtjes ushtarake” dhe kundërshtoi ndërhyrjen e NATO-s në Libi në vitin 2011.
 
Ai vinte nga radhët e Partisë Liberale gjermane. Westerwelle ishte i martuar me një partner tjetër./Ora News