Botë
SHBA-ja e përshëndeti marrëveshjen BE-Turqi për krizën e migrantëve
19.03.2016 12:19
Departamenti amerikan i shtetit mbrëmë e përshëndeti marrëveshjen që e arritën BE-ja dhe Turqia me qëllim që t'i jepet fund krizës së migrantëve...

Departamenti amerikan i shtetit mbrëmë e përshëndeti marrëveshjen që e arritën BE-ja dhe Turqia me qëllim që t'i jepet fund krizës së migrantëve, duke vlerësuar se ajo paraqet "një hap të rëndësishëm".
"E përshëndesim formulimin në marrëveshje se të gjithë refugjatët kanë të drejtë të mbrojtjes. Kjo qartë tregon se marrëveshja është në pajtim të plotë me ligjdhënien e BE-së dhe me të drejtën ndërkombëtare", theksohet në kumtesën e Departamentit të shtetit.
Në tekst gjithashtu shprehet edhe gatishmëria e SHBA-së që t'i mbështesë shtetet të cilat janë më shumë të goditura nga fluksi i refugjatëve.
Bashkimi Evropian dhe Turqia dje arritën marrëveshje për tejkalimin e krizës së migrantëve, me të cilën duhet të ndalohet fluksi i refugjatëve përmes Detit Egje dhe prej nesër të gjithë migrantët e rinj që di të arrijnë në Greqi nga Turqia do të kthehen mbrapa./mia
