Botë
Rusi: Rrëzohet Avioni i FlyDubai, 62 të vdekur
19.03.2016 12:22
Një aeroplan i udhëtarëve i kompnaisë “Flaj Dubai“ me 62 udhëtarë dhe anëtarët e ekuipazhit u rrëzua sot në mëngjes në tentim për të aterruar në aeroportin në qytetin rus Rostov na Don...

Një aeroplan i udhëtarëve i kompnaisë “Flaj Dubai“ me 62 udhëtarë dhe anëtarët e ekuipazhit u rrëzua sot në mëngjes në tentim për të aterruar në aeroportin në qytetin rus Rostov na Don, ku humbën jetën të gjithë pasagjerët.
Ministria ruse e Situatave të jashtëzakonshme, informoi se aeroplani i markës Boing “737-800”, i cili ka fluturuar në relacionin Dubai deri në Rostov na Don, u rrëzua në orën 3:50 sipas kohës lokale, gjatë tentimit të dytë për të ateruar në aeroport, dhe se shumica e pasagjerëve kanë qenë rus.
"Në orën 3:50 minuta aeroplani i markës "Boing 737-800" që i përkiste kompanisë Flaj Dubai është rrëzuar në aeroportin Rostov na Don.Aeroplani ka fluturuar nga Dubai Sipas të dhënave preliminare, në të ka pasur 55 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, fatkeqësisht të gjithë kanë vdekur", theksojnë nga ministria Ruse e situatave të jashtëzakonshme.
Nga Ministria ruse e transporit theksuan se si shkak i mundshëm i fatkeqësisë mund të ishte moti i ligë por nuk përjashtohet mundësia të bëhet fjalë edhe për gabim të pilotit.
Gjatë incidentit, rajoni i Rostov na Don ishte i përfshirë nga moti i ligë me erë me shpejtësi prej 22 deri në 27 metra në sekondë.
Presidenti dhe kryeministri rus shprehën ngushllimet e tyre familjeve të viktimave.
"U japim ndihmë atyre që janë të përfshirë në këtë situatë. Detyra e psikologëve është që tu ndihmojnë që të largojnë stresin emocional", shprehen nga ministria e transportit.
Nga rrëzimi i aeroplanit thuhet se në mesin e 62 të vdekurve ishin edhe katër fëmijë, 33 gra dhe 18 burra.
Fly dubai është kompani me buxhet të vogël me seli në Dubai e cila fluturon në më shumë se 90 destinacione.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
