Botë
Stamboll: Tjetër sulm terrorist, goditet zemra e Stambollit
19.03.2016 13:09
Sulmet terroriste në Turqi nuk kanë të ndalur. Këtë mëngjes Stambolli ka qenë viktimë e shpërthimit të një bombe të gjallë...

Sulmet terroriste në Turqi nuk kanë të ndalur. Këtë mëngjes Stambolli ka qenë viktimë e shpërthimit të një bombe të gjallë, e cila u bë shkak i vdekjes së 5 personave dhe plagosjes së 36 të tjerëve, prej të cilëve 7 ndodhen në gjendje të rëndë.
Sulmi terrorist ka ndodhur në një nga zonat më të frektuentuara të Stambollit, në rrugën Istiklal, në afërsi të sheshit qendror të Stambollit, Taksim.
Ministri i shëndetsisë Mehmet Muezinoglu informoi se 12 prej të lënduarve janë turistë. Ndihmës kryeministri Numan Kurtullmush tha se sulmet e tilla janë kundër gjithë njerëzimit, ndërsa i bëri thirrje pasrtisë kurde në parlament që të akuzon veprimet e këtilla terroriste.
"Turqia edhe njëher po gjindet përballë një sulmi tradhtar, tinzar, terrorist. Cak i këtij sulmi ishte i gjithë populli. Këtu kemi të lënduar edhe persona të huaj, kështu që cak i këtij sulmi është e gjithë njerëzia", shprehet ndihmësi i kryeministrit Numan Kurtullmush.
Ndërsa ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu theksoi se Turqia edhe më e vendosur do të vazhdoj luftën kundër terrorizmit, ndërsa pret mbështetje nga Evropa, por edhe nga e gjithë bota.
"Terrorizmi edhe njëher e tregoi fytyrën e saj të fëlliqur dhe tradhtare, morri në cak persona civil. Lufta jonë kundër terrorizmit, pas kësaj do të vazhdoj në çdo fushë. Presim nga e gjithë bota, përkatësisht nga BE-ja që të na bashkangjitet kundër luftës së terrorizmit”, shprehet ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.
Dyshohet se kryerësit e këtij sulmi janë pjestarët e Partisë Popullore të Kurdistanit, informon Reuters. Sulmi i sotëm ishte vazhdimësi e sulmeve të njëpasnjëshme terroriste që po bëhen në vende të frekuentuara nga qytearët turk, por edhe nga turistët.
Vetëm para pak ditësh një tjetër sulm terrorist kishte goditur Ankaranë, ku kishin humbur jetën 37 persona dhe ishin lënduar 125, ndërsa paraprakisht kishin vdekur 19 persona po në Ankara nga një sulm i ngjajshëm.
ERSAN PAJAZITI
