Maqedoni
Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë dhënë vërtetime për qëllimin e njohjes së të drejtës së azilit.
19.03.2016 13:52
Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës aë azilit...

Sipas MPB-së, nga 01.01.2016 deri dje, janë dhënë vërtetime për gjithsej 89.623 shtetas të huaj, prej të cilëve 35.381 janë të gjinisë mashkullore, 19.617 janë të gjinisë femërore, 34.399 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 226 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më të numërt janë shtetasit e Sirisë 44.734, Afganistanit 26.546 dhe Irakut 18.337.
Në periudhën e njëjtë deri te Sektori për azil kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit kanë shtruar 29 persona (22 prej Sirisë dhe shtatë prej Afganistanit) në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit./mia
