"ORA E PLANETIT TOKË"
Maqedonia i bashkangjitet aksionit "Ora e Planetit Tokë"
19.03.2016 15:41
Me shkyqjen e ndriçimit në gjithsej 66 lokacione sot Maqedonia do të bashkëngjitet drejt aksionit ekologjik global "Ora e Planetit Tokë"...

Maqedonia viti i shtatë me radhë bashkëngjitet drejt këtij aksioni, ndërsa sivjet me shkyçjen e 66 lokacioneve, do ta tejkalojë rekordin e vitit të kaluar.
Ndriçimi do të shkyqet në orën 20:30 sipas kohës lokale. Krahas rajonit qendror të qytetit, në aksion do të kyçen edhe komunat e Aerodromit, Karposhit dhe Gazi Babës, të cilat do të shkyçin ndriçimin në më shumë lokacione në territorin e saj.
Në Ohër në errësirë do të qëndrojnë kisha Shën Sofija, sheshi i qytetit dhe gjimnazi "Shën Klimenti i Ohrit.
Mbështetës aktiv të aksionit tashmë katër vite me radhë është Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, ndërsa EVN Maqedoni këtë vit do të përgatisë performansa teatrore për mbrojtjen e planetit Tokë dhe kursimin e energjisë elektrike, që do të mbahet në hamamin e Daut Pashës.
Krahas kësaj EVN Maqedoni do ta mbështesë edhe konkursin me temë "Si do ta shënojmë Orën e planetit Tokë në kuadër të së cilës do të përzgjedhen 10-të fotografitë më të mira të cilat qytetarët do t'i dërgojnë në e-mail adresën [email protected].
Këtë vit për herë të parë aksioni do të mbështetet edhe nga Zyra e UNDP-së në Maqedoni. Drejt aksionit global do të kyçen mbi 178 vende dhe 7 mijë qytete në mbarë botën.
