Maqedoni
BE-ja do të bashkëpunojë me Maqedoninë dhe Serbinë për përballje me refugjatët
19.03.2016 15:44
Liderët e vendeve-anëtare të BE-së në Samitin e djeshëm në Bruksel, në të cilin arritën marrëveshje me Turqinë për tejkalimin e krizës së migrantëve...

Liderët e vendeve-anëtare të BE-së në Samitin e djeshëm në Bruksel, në të cilin arritën marrëveshje me Turqinë për tejkalimin e krizës së migrantëve, u angazhuan edhe për përforcimin e bashkëpunimit me shtetet nga Ballkani Perëndimor për përballjen me problemin me refugjatët, kumtoi Këshilli Evropian në faqen e saj të internetit.
Në kuadër të marrëveshjes së arritur bëhet thirrje në përforcimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, para së gjithash me Maqedoninë dhe Serbinë, në zgjidhjen e situatës migruese, shtohet në kumtesë.
Këshilli Evropian thekson se njeriu i saj i parë Donald Tusk veç më ka biseduar me kryetarin e Bankës qendrore evropiane, Mario Dragi për sigurimin e mjeteve financiare për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, dedikuar për përballjen me problemin me refugjatët.
Në kumtesë shtohet edhe se liderët e BE-së në Samitin e djeshëm në një konkludim të veçantë paralajmëruan se deri në verën që po vjen do të vazhdojë sigurimi i mjeteve financiare shtesë për ndërtimin e infrastrukturës dhe për përforcimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
