Maqedoni

Gafurr Dugolli lirohet nga paraburgimi

19.03.2016 16:00

Pas një javë të kaluar në paraburgim, mbrëmë është liruar shefi i protokollit të Forcave të Sigurisë së Kosovës Gafur Dugolli...

Pas daljes nga burgu Dugolli ka falënderuar ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysaj, Qeverinë e Kosovës si dhe gjithë faktorin politik shqiptar në Maqedoni, ndërsa ka apeluar shqiptarët e Maqedonisë që të jenë të bashkuar.
 
"Falenderoj gjithë spektrin politiknë Maqedoni, si ata në opozitë si ata në pozitë, gjithë secili e ka dhënë kontributin e vet sipas vendit të cilin e ka. Kisha bërë apel që shqiptarët e Maqedonisë të jenë më të bashkuar se kurrë", shprehet shefi i protokollit të FSK-së, Gafur Dugolli.
 
Dugolli ka thënë se në burg nuk është keqtrajtuar nga ana e policisë, por ka shtuar se kushtet në burg janë të tmershme. Ndërsa ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa arrestimin e Dugollit e quan si viktimë të manipulimit serb, ndërsa shprehet falenderues që drejtësia e ka triumfuar.
 
“Neve na vjen mirë që drejtësia në këtë vend i jep shanc mirëkuptimit. Kosova nuk ka çka të fsheh për luftën e saj, por e konsiderojmë që kjo ishte një padrejtësi, edhe për faktin që pretendohet një lloj akuze në një territor i cili nuk është në juridiksionin serb. Kosova është një shtet i pavarur, dhe është i njohur nga Maqedonia, ka marrëdhënie bilateral me të dhe ne na vjen mirë që drejtësia edhe në këtë formë triumfon”, shprehet ambasadori i Kosovës në RM, Ylber Hysa. 
 
Ndryshe, arrestimi i Gafur Dugollit ishte bërë me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzën se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur Dugolli ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.
 
ERSAN PAJAZITI