Formula 1

Zyrtare, Rossi rinovon me Yamaha-n deri në vitin 2018

19.03.2016 16:09

Është zyrtare. Valentino Rossi rinovon kontratën me Yamaha-n. Nga Katari, 9 herë kampioni i botës në garat me motorë, kishte paralajmëruar se ishte pranë vazhdimit të bashkëpunimit me prodhuesin japonez...

Valentino Rossi do të vazhdojë të jetë pjesë e Yamaha deri në vitin 2018 dhe u shpreh entuziast.
 
“Jam shumë i lumtur për këtë vendim. E kam thënë gjithmonë se dua të jem pjesë e garave, për aq kohë e ndjej veten konkurues dhe në të njëjtën kohë argëtohem. Kur u ktheva në vitin 2013 tek Yamaha, ndihesha si të isha në shtëpinë time dhe këtë fakt e vërtëtojnë dhe rezultatet e arritura.”
 
Rinovimi vërteton se Rossi dëshiron ta mbyll karrierën tek Yamaha. Nga ana tjëtër tifozëve të tij nuk i ngelet gjë tjetër veçse të shijojnë garat dhe të shpresojnë tek fitimi i titullit kampionë bote për të 10-ën herë.
 
Në anën tjetër, rivali i Rossit, Jorge Lorenzo duket se është shumë pranë rinovimit, pavarësisht spekulimeve se spanjolli ka gjetur akordin me Ducatin, dhe për momentin mungon vetëm firma.