Tenis

Serena Williams dhe Azarenka në finalen e Indian Wells

19.03.2016 16:10

Serena Williams dhe Victoria Azarenka janë dy finalistet e turnout Masters të Indian Wells për femra në tenis, ndeshje që do të luhet nesër...

Gjithçka sipas parashikimit, teksa në gjysmëfinale, Williams, numri 1 në botë, mundi 2-0 polaken Agnieszka Radwanska (6-4, 7-6). Edhe pse Serena vuajti disi, pasi epërsi dhe e meritoi fitoren, duke dalë në finale.
 
Ndërsa bjellorusja Victoria Azarenka, në gjysmëfinalen tjetër eliminoi çeken Karolina Pliskova, duke fituar 2-1 (7-6, 1-6, 6-2). Interesant fakti se Serena Williams rikthehet në finale e Indian Wells pas 15 vitesh, që prej 2001-shit të largët. Ajo nuk mori pjesë deri vjet në këtë Masters, pas fyerjeve raciste që pati 15 vite më parë nga tifozët në këtë turne. 
 
Te meshkujt, janë përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Indian Wells, ku spikat super-sfida midis Novak Djokovic dhe Rafael Nadal, që u kualifikuan pas sfidave të luajtura mbrëmë. Spanjolli Nadal mposhti 2-0 japonezin Kei Nikishori (6-4, 6-3), pas një ndehsje të luajtur mirë dhe ku tregoi përmirësim në lojën e tij.
 
Ndërsa serbi Djokovic, numri 1 në botë, eliminoi francezin Jo-Wilfried Tsonga, duke fituar 2-0 (7-6, 7-6). Të dyja setet u vendosën në “tie break”, në një ndeshje të ekuilibruar e ku vendosi përvoja e serbit. Ndeshja tjetër gjysmëfinale për meshkuj është ajo midis kanadezit Milos Raonic dhe belgut David Goffin, që luhet sot në mbrëmje.