Formula 1
Sërish Hamilton, i pari në provat zyrtare në australi
19.03.2016 16:12
I njëjti skenar, e njëjta histori, i njëjti film. Në Formula 1 as ndryshimet në rregullore të bëra nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit...

I njëjti skenar, e njëjta histori, i njëjti film. Në Formula 1 as ndryshimet në rregullore të bëra nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, FIA nuk mund të pengojnë dot anglezin Lewis Hamilton, i cili me Mercedesin e tij, e nisi në fluturim edhe sezonin e ri të vitit 2016. Është i britanikut pole-position i parë në kampionatin Botëror të Formula 1.
Në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Australisë, kampioni i Botës regjistroi një kohë të shpejtë me të vërtetë fantastike, 1 minutë 23 sekonda e 837 të mijtat. Pas britanikut u rendit shoku i tij i skuadrës gjermani Nico Rosberg që ishte goxha më i ngadaltë se Hamilton.
Me rreth 4 të dhjetat e sekondës më shumë nga kampioni i Botës në fuqi, Rosberg fitoi të drejtën për t’u nisur nga radha e parë në garën e të Dielës duke lënë pas dy makinat Ferrari.
ebastian Vettel me 1 sekondë vonesë nga vendi i parë u pozicionua i treti ndërsa pas tij u rendit shoku i skuadrës finlandezi Kimi Raikkonnen.
Nga i vendi i 5-të dhe i 6-të do të nisen Max Verstappen me Toro Rosso dhe Felippe Massa me Williams. Radha e 4-t do të përbëhet nga Carlos Sainz Jr dhe Daniel Riccardo ndërkohë që zhgënjyen sërish dy makinat McLaren, me Alonson e Button që u nuk u kualifikuan dot në sesionin e tretë të këtyre provave dhe të Dielën do të nisen respektivisht nga vendi i 12-të dhe i 13-të.
Për Lewis Hamilton ky ishte pole-positioni i 50-të në karrierë me britanikun që rikthehet të startojë një garë nga pozicioni i parë që nga Cmimi i Madh i Monzas i zhvilluar, Shtatorin e kaluar.
Edhe pse organizatorët ndryshuan formatin e provave zyrtare, protagonistët ishin sërish të njëjtët me Mercedes-in që duket se do të dominojë ndaj të gjithë rivalëve edhe në këtë sezon.