Botë

Vizita e çiftit mbretëror në Kosovë bart me vete porosinë e pajtimit të popujve përmes dialogut

19.03.2016 16:49

Princi Charles i mbretërisë së bashkuar dhe bashkëshortja e tij dukesha Camilla vizitojnë Kosovën në kuadër të një turneu që janë duke zhvilluar në rajonin e Ballkanit...

Vizita e çiftit mbretëror ndodhë në në periudhë shqetësimesh se tensionet në Ballkan mund të rriten nga kriza e migruesve. Diplomati britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell, tha se vizita e ciftit mbretëror në Kosovë është shenjë partneriteti dhe bartë me vete porosinë e pajtimit mes popujve dhe besimeve përmes dialogut.

Ata takuan Presidenten  e Kosovës, Atifete Jahjagën e cila ka dekoruar Princin  Charles me medaljen  me urdhrin “Humanizëm, paqe dhe demokraci Dr. Ibrahim Rugova. Princi Charles së bashku me Dukeshën Camilla pas takimit me Presidenten Atifete Jahjaga bënë  nderime dhe vendosën lule tek memoriali i të pagjeturve së bashku me përfaqësuesin e personave të pagjetur, Prenk Gjetaj.

Në shesh janë mbledhur qytetarë për të parë nga afër Princin dhe Dukeshën, dhe e kanë falënderuar për vizitën e tij në Kosovë. Ndërkohë, gra nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, i kanë kërkuar që t’i bëjë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelet të dalin para drejtësisë. Ferdane Qerkezi, me lot në sy i rrëfej Princit të Ëellsit, Charles se i mungon burri  dhe dy djemtë saj, të cilët janë në Serbi.

Princ Charles gjatw ditws sw sotme  vizitoi  Prizrenin  për konferencën  ndërfetare që u  organizua në këtë qytet.Të pranishëm në konferencë ishin një numër i madh i ambasadorëve të akredituar në Kosovë, mysafirët special si dhe përfaqësues fetar. Ndërkohë,  në fjalimin e mbajtur në parlamentin e Serbisë të enjten ndër të tjera Charles ka folur për pajtimin në rajon dhe ka përmendur Nënë Terezën dhe Rita Orën.

Sot njerëzit nga Ballkani janë të njohur në disa fusha në muzikën bashkëkohore Rita Ora të cilën kam patur kënaqësi të madhe ta dëgjoj duke kënduar për herë të parë në Londër javën e kaluar ka thënë princi Charles.

Ju keni shumë heronj ikonik nga ky rajon Nënë Tereza ka qenë një shqiptare etnike  e lindur në Maqedoni e besimit katolik , diçka që ajo ka thënë ofron një mesazh të rëndësishëm për të gjithë pa mare parasysh besimin apo kombësinë.

Ai ka shtuar se pajtimi kërkon angazhim nga të gjithë nga udhëheqësit e shteteve dhe besimeve deri tek njerëzit e thjeshtë të qyteteve dhe fshatrave të tyre ka thënë Charles në Parlameëntin e Serbisë.

VLORA LATIFI-TOPOJANI