Sportet E Tjera
Lara Gut “rrëmben” edhe kupën e super-gjigandit
19.03.2016 18:25
Skiatorja zvicerane Lara Gut, pasi mori pak ditë më parë matematikisht titullin kampion në Kupën e Botës për femra në ski për sezonin 2015-2016, ka “rrëmbyer” sot një tjetër trofe, atë të super-gjigandit...

Ajo u rendit e dyta në këtë disiplinë në garën e zhvilluar sot në pistën e St.Moritz (Zvicër), por kaq mjaftoi që ajo të fitojë edhe kupën e kësaj disipline.
Gara u fitua nga skiatorja Tina Weirather e Lihtenshtejnit, që pas dy zbritjesh dha kohën e përgjithshme 1’18”93 dhe korri suksesin e dytë sezonal.
Gut këtë sezon përfitoi edhe nga tërheqja para kohe nga garat e Lindsey Vonn, që u tërhoq pas dëmtimit, duke marrë kështu titullin kampion. Garat në pistën e St.Moritz janë të fundit për këtë sezon në ski.
