Botë

Kongresi i PS, Rama: Krenarë për qeverisjen

19.03.2016 18:29

Partia Socialiste thirri sot kongresin e parë të saj pas 7 vjetësh. Kryetari i kësaj partie Edi Rama falenderoi publikisht liberi historik socialist, Fatos Nano, i cili ia la stafetën 7 vjet më parë, duke i dorëzuar kryesimin e partisë...

Edhe pse Nano zgjodhi të mos ishte i pranishëm, Rama vlerësoi kontributin e tij të veçantë në demokratizimin e partisë, dhe tha se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, historia e kësaj partie nuk mund të ndahet në dy pjesë.
 
Pasi shprehu bindjen se socialistët do ti fitojnë sërish zgjedhjet në vitin 2017, Rama tha se me LSi koalicioni nuk e diskuton fitoren. Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu Ilir Meta, menjëherë pasi përshëndeti punimet e kongresit.
 
Kongresi i Partisë Socialiste u përshëndet edhe nga politikanë botërorë, ku mund të vecohet mesazhi i kryeministrit italian Matoe Renzi si dhe ish kryeministgri Massimo D’Alema. Ata i bënë thirrje qeverisë shqiptare të mos i dëboje emifrantët por t’i mirëpresë ata.
 
Ndërsa kritika ka marrë ky kongres  nga ish-kryeministri Shqiptar Sali Berisha. Në rrjetin social Facebook, Berisha Shkruan: “Ky është Kongresi i kryetarit të përjetshëm të socialistëve. “Gëzuar Kongresin pa gare”. Statuti i ri i partisë socialiste konfirmon mandat të vazhdueshëm të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Asnjë nuk garon përballë tij. Edhe kandidatura që shpalli Ben Blushi nuk është e vlefshme pasi kryesia e Partisë e ndryshoi posacërisht statutin që të mos kishte garë.
 
LULJETA NDOKA