Refugjatët në Tabanoc, regjistrohen dy raste të reja me Zgjebe
Në qendrën transitore Tabanoc momentalisht ka 933 refugjatë dhe 362 ende gjenden në vendkalimin kufitar midis maqedonisë dhe Serbisë...

Një pjesë e refugjatëve nuk janë të informuar sa duhet dhe presin që kufiri menjëherë të hapet dhe të vazhdojnë rrugën drejt vendeve perëndimore.
Kompetentët në këtë qendër thonë se do tu sqarojnë vendimin dhe ngadalë të fillojë procesi i kthimit të këtyre personave.
Të vendosurit në qendrën transitore në Tabanoc sërish janë të painteresuar të kthehen në qendrën transitore në Gjevgjeli. Vetëm dy refugjatë kanë shprehur interesim të kthehen në Gjevgjeli.
Ndërkohë janë regjistruar edhe dy raste të reja me zgjebe në qendrën e refugjateve ne Tabanoc, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar në 8.
Ata janë dezinfektuar dhe janë eksportuar në një tendë tjetër. Kjo qender e ka tejkaluar numrin e saj pasi numri i refugjateve sa vjen dhe shtohet.
