Maqedoni
Spasovski: KSHZ t’i përkushtohet pastrimit të listës zgjedhore
19.03.2016 18:40
Pastrimi i listës zgjedhore është interesi më i madh i qytetarëve të Maqedonisë, pasi që vetëm me listë të pastër do të ketë mundësi të mbahen zgjedhje demokratike dhe do të tejkalohet kjo krizë politike...

Pastrimi i listës zgjedhore është interesi më i madh i qytetarëve të Maqedonisë, pasi që vetëm me listë të pastër do të ketë mundësi të mbahen zgjedhje demokratike dhe do të tejkalohet kjo krizë politike, tha ministri teknik i punëve të brendshme Oliver Spasovski, andaj ai theksoi se LSDM do të mbetet e përkushtuar në procesin e pastrimit të listës zgjedhore dhe do ta përkrah KSHZ-në në përpjekjet për tu siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike.
Ai bëri thirrje KSHZ-së që ti bëjë të gjitha veprimet e duhura me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
"I bëj thirrje KSHZ-së të veproj në nivelin e detyrës së vet, të marr vendime ashtu siç është gjendja faktike në lidhje me listën zgjedhore. Të bëhet kontroll të secilit zgjedhës të dyshuar, i cili ndodhet në listën e zgjedhësve. Bashkë me të gjithë institucionet të ndihmojmë të pastrojmë këtë listë zgjedhore dhe të hymë në një proces, i cili do të jet fer dhe demokratik.Kjo është pyetja më e rëndësishme dhe ne do të mbetemi të përkushtuar në lidhje me këtë. Të gjitha opcionet tjera janë të hapura me qëllim të mbrojmë procesin zgjedhor dhe të drejtën zgjedhore të qytetarëve të Maqedonisë", shprehet ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.
Spasovski po ashtu ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese edhe njëherë e rrit dyshimin te qytetarët e Maqedonisë, në vend se të ofrojë sigurinë se ka kush kujdeset për procesin zgjedhor në Maqedoni.
ERSAN PAJAZITI
