Kulturë

Dibër: Përkujtohet veprimtaria e profesor Mahmut Hysaj

19.03.2016 19:26

Para miqve shokeve nga Dibra, Tirana e Prishtina dhe të afërmve të Mahmut Hysës në qendrën për kulturë në Dibër të organisuar nga Klubi Letrar Art Klub dhe Komuna Dibër u mbajt mbrëmje përkujtimore...

Për profesorin Univerzitar, të Prishtinës dhe të Tetovës, për njeriun e gjuhës dhe letërsië shqipe foli poeti Nerbi Samarxhiu.
 
Ndërkaq autori i shumë veprave  Ibraim Kadriu me këtë rast evokoi kujtime për Mahmut Hysën, i cili nënvizoi se Mahmut Hysa krijimtarisë letrare e arsimit i dhuroi me shumë mund e sakrificë shumë vepra letrare e historike.
 
Njeriu i parë i Dibrës Ruzhdi Lata për professor Mahmut Hysën tha se ai ishte një mësues i madh i Dibrës së Madhe.
 
Në fund të mbrëmjes përkujtimore u tha se emri i Mahmut Hysës nuk do të arohet kurrë, me vepren dhe me emrin e tij nuk do të krenohen vetëm dibranët por të gjithë nxësit e shumtë të tij të hapsirës gjith shqiptare.
 
ATLI DEMA