Botë
Prej sot hyn në fuqi marrëveshja BE-Turqi
20.03.2016 14:15
Marrëveshja ndëmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë me të cilën duhet t'i jepet fund fluksit të migrantëve në Evropë, prej sot është në fuqi...

Marrëveshja u arrit para dy ditëve. Sipas dokumentit, Ankaraja do të pranojë kthimin mbrapa të migrantëve ilegal të cilët kanë kaluar në Greqi përfshirë edhe refugjatët sirianë, nëse BE ndërmerr disa refugjatë sirianë, ndërsa Ankaraja do të marrë para, do të vendoset regjim pa viza për udhëtim dhe do të sigurohet përparim në negociatatat për anëtarësim në Union.
"Kishte fluks intenziv te migranteve deri para dy ditëve,tani fluksi i migrantëve eshtë zvogëluar dukshem si rezultat i marrëveshjes mes turqisë dhe be-së, pothuajsë është ndalur krejtësisht fluksi i migrantëve".
"Këto dy ditë nuk ka fluks të migrantëve ushtria dhe policia kufitare kontrollojnë dhe nuk i lejojojnë të kalojnë dhe kjo është një ditë e qetë nuk ka qarkullim".
Gjithashtu, ruta ballkanike mbetet e hapur.Sipas mediave perëndimore, Greqia prej sot nuk do të ketë mundësi të fillojë të kthejë refugjatë nga Turqia.
Kryeministri grek Aleksis Cipras i ka njoftuar dje ministrat të jenë të gatshëm për fillimin e transferimi të refugjatëve, por persona zyrtarë pohojnë se për atë duhet shumë kohë.
"Një plan i tillë nuk mund të fillojë të zbatohet për 24 orë", deklaroi zëdhënësi i kordinatorit të qeverisë për politikën ndaj refugjatëve, Jorgos Kiricis.
Rreth 2.300 ekspertë të sigurisë dhe juridik duhet të arrijnë në Greqi për ndihmë për zbatimin e marrëveshjes. Parisi dhe Berlini premtuan dërgimin e 600 policëve dhe ekspertëve për azil. Pritet refugjatët të fillojnë të kthehen në Turqi nga 4 prilli. Në Greqi momentalisht ka rreth 47.500 refugjatë, 8.200 në ishujt dhe 10.500 në Idomeni.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
