Maqedoni

Komunikacioni pa ndalesa, nëpër rrugë të thata

20.03.2016 12:47

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata...

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit të vendosur në komunikacion.
 
Kujdes të veçantë është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat, veçanërisht në akset rrugore Katlanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Gostivar-dega Mavrovë-Strazhë, Demir Kapi-Udovë, Vinicë-Berovë, Koçan-Delçevë dhe Resnje-Bukovë ku është e mundur paraqitje e shpeshtë e shembjes së dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e Maqedonisë në vendkalimet./mia