Botë
Në Rusi po kërkohen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit
20.03.2016 13:38
Hetuesit në jug të Rusisë po kërkojnë për shkaqet e mundshme të rrëzimit të një aeroplani pasagjerësh që po fluturonte nga Dubai...

Hetuesit në jug të Rusisë po kërkojnë për shkaqet e mundshme të rrëzimit të një aeroplani pasagjerësh që po fluturonte nga Dubai, ku mbetën të vdekur 62 njerëz.
Aeroplani u rrëzuar dje, përderisa po përpiqej të ulej në një aeroport në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Donit.
Ministri rus i Transportit, Maxim Sokolov tha sot se punëtorët e emergjencave i kanë përfunduar operacionet e “kërkimit dhe shpëtimit” në atë zonë.
Hetuesit kanë konfirmuar se të gjithë 55 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit kanë mbetur të vdekur./evropaelire
