Maqedoni
KSHZ-ja vendos për kontrollin e votuesve
20.03.2016 14:07
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri miratoi raportin nga analiza e kryqëzimit të të dhënave në bazë të të dhënave nga MPB-ja dhe dhjetë institucione tjera...

Sipas të dhënave, rreth 310 mijë votues figurojnë të dyshimtë ose fiktiv. Të dhënat janë të ndryshme nga raporti i cili u publikua në opinion të enjten, e që përmban pothuajse gjysmë milioni votues të dyshimtë.
Pjesa më e madhe e anëtarëve të KSHZ-së vlerësuan se ai ka qenë raport paraprak në të cilin krahasimi është bërë në bazë të qytetarëve e jo mbi bazën e Ministrisë së Brendshme, të cilat ndryshojnë për 120,000 persona.
KSHZ shqyrton veç e veç për çdo kategori, për të vendosur nëse do të ketë kontrolle në terren apo vetëm kontroll administrativ.
