Maqedoni

Analistet: Mbeshtetje institucionale për KSHZ-në konform

20.03.2016 14:22

Komisioni shtetrorë i Zgjedhjeve do të ia dalë me punën e saj ndonëse subjektet politike do të përpiqen të ushtrojnë ndikimin e tyre...

Komisioni shtetrorë i Zgjedhjeve do të ia dalë me punën e saj ndonëse subjektet politike do të përpiqen të ushtrojnë ndikimin e tyre për të realizuar ndonjë interes të caktuar vlerson analisti politik Ismet Ramadani.
 
Ndërkohë eksperti juridik Osman Kadriu sqaron se KShZ është organ shtetrorë dhe jo partiak prandaj në bazë kompetencave të saj duhet të zbatojë ligjin duke mos u ndikuar nga politika ditore.
 
"Unë e kam të qartë besoj sigurisht se edhe opinion se partitë politike do të tentojnë që nëpërmjet përfaqësuesve të tyre që në një mënyrë të ndikojnë në punën e këtij komisioni për të realizuar eventualisht sipas tyre ndonjë interes, mirëpo është më se e qartë se ky komision do ta bëjë punën e vet dhe me që ka edhe mbështetjen e madhe të faktorit ndërkombëtarë kam shpresën edhe pse kanë detyra shumë të mëdha para vetes se do ta bëjnë punën ashtu si duhet. Obstrukcione nga institucione të ndryshme dhe nga partitë politike sigurisht se do të egzistojnë edhe më tutje, por duhet të kemi besim dhe duhet të kemi bindjen se do t’i tejkalon ky komision", shprehet analisti politik Ismet Ramadani. 
 
"KSHZ ka një përgjegjësi të veçantë që të siguron që proçesi zgjedhorë të jetë ligjorë, të mbrohet d.m.th ligjshmëria në procesin zgjedhorë dhe ajo çfar është e rëndësishme të theksohet konform kompetencës dhe konform ligjit ai në atë nivelin administrativ është gjykatë në procedurë dhe pasi të sjellë vendimet në formë të prerë atëherë kalon procedura në gjyqsorë por derisa  zhvillohen aktivitetet në kuadër të administrimit të KShZ ai e ka rolin e një gjykate, prandaj e përsëris ai është organ shtetrorë  ai duhet të zbatojë ligjin ai duhet ta interpreton ligjin ashtu siç duhet dhe vendimet duhet ti sjell Konform ligjet dhe jo konform përcaktimeve partiake", shprehet eksperti juridik Osman Kadriu.
 
Të gjitha institucionet relevante duhet të jenë në shërbim të plotë të Komisionit shtetrorë Zgjedhorë në mënyrë që ky organ organ i vetëm për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve në vend të mundet të kryejë detyrimet e saj sipas kodit zgjedhorë dhe metodologjisë së miratuar e cila gjeti edhe mbështetjen e të gjitha partive politike nënvizuan Ramadani dhe Kadriu.
 
NAIM RAMADANI