VMRO-DPMNE-ja: Mbështet çdo vendim të KSHZ-së në pajtim me ligjet
VMRO-DPMNE-ja mbështet çdo vendim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor që do të sillet në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe standardet ndërkombëtare...

Siç kumtoi partia, numri i votuesve i cili duhet të kontrollohet në mënyrë shtesë është vetëm shprehje e LSDM-së për të gjitha humbjet e saj të deritanishme dhe të ardhshme në zgjedhje.
“Procedurat e LSDM-së janë maltretim i tërë shtetit, ndërsa në periudhën e ardhshme edhe maltretim të qytetarëve. pa dallim nëse KSHZ-ja do të vendosë të kontrollojë 35 mijë, 70 mijë, 100 mijë, 200 mijë, 500 mijë ose të gjithë votuesit., LSDM-ja do t’i humbë zgjedhjet e ardhshme, për shkak të asaj se të drejtë vote në Republikën e Maqedonisë kanë të gjithë qytetarët e saj dhe kjo nuk mund të ju merret”, thekson VMRO-DPMNE-ja.
Partia qeveritare mbetet në qëndrimin se do të japë mbështetje të plotë edhe për kontroll të sado qytetarëve ose të të gjithëve, ndërsa do ta mbështesë edhe vendimin e saj të shumicës së KSHZ-së në drejtim të kontrollit transparent dhe themelore të Listës zgjedhore.
Që të mos merret përshtypje e gabuar se ka çfarë do ndikimi ndaj vendimeve të KSHZ-së, VMRO-DPMNE-ja, nënvizon, është e gatshme për t’i pranuar të gjitha vendimet e mundshme që KSHZ-ja i kryen në pikëpamje të kontrollit të Listës zgjedhore.
